22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

AKK: Vetëm 4 testime PCR janë bërë në laboratorin që duhet paguar 200 euro

Rekomandime

Autoriteti Kosova i Konkurrencës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në laboratorin që ka çmimin prej 200 euro janë bërë vetëm katër testime PCR, kurse thekson se i njëjti ofron edhe testime në çmimin prej 65 euro dhe shumica kanë zgjedhur këtë të fundit.

- Advertisement -

AKK-ja thotë se qenë i fokusuar që të sigurohet se operatorët e këtij tregu nuk do të bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke bërë ndonjë marrëveshje të ndaluar, praktikë të bashkërenduara apo sjellje abuzive.

“Nga informatat që ne kemi grumbulluar, konstatojmë se aktualisht janë gjithsej 119 laboratorë të licencuar për ofrimin e testimeve serologjike si dhe tre laboratorë të licencuar për ofrimin e testeve molekulare PCR. Aktualisht dy nga laboratorët për testimet molekulare PCR janë duke operuar, kurse operatori tjetër është në përgatitje dhe brenda një kohë të shkurtër do të fillojë së ofruari këtë shërbim. Kjo nënkupton që për kryerjen e të dy testeve, tashmë ekziston një treg i liberalizuar, ku qytetarët mund të zgjedhin operatorin më të përshtatshëm për ofrimin e shërbimit”, thuhet në njoftim.

Sipas AKK-së çmimet e këtyre shërbimeve janë transparente dhe variojnë për testet serologjike nga 15 deri në 40 euro, kurse për molekulare nga 65 euro. Pra, Autoriteti i Konkurrencës në përcaktimin e tregut të produktit ka konstatuar se ka zëvendësueshmëri të produktit apo shërbimit.

- Advertisement -

“Zëvendësueshmëria e kërkesës është faktori më i drejtpërdrejt dhe efikas që kufizon sjelljen e pavarur të ndërmarrjeve në treg. Ndërmarrja nuk mund të ndikojë ndjeshëm në çmime nëse konsumatorët mund të kalojnë lehtësisht në produkte zëvendësuese”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, AKK-ja shton se ka ndjekur me interes të shtuar edhe debatin e ngritur në opinion publik lidhur me çmimin prej 200 eurosh për testin PCR të ofruar nga një prej laboratorëve të licencuar.

- Advertisement -

“Sapo jemi njoftuar nga mediat për këtë, ne kemi kërkuar informata dhe dokumentacion shtesë nga laboratori në fjalë dhe kemi kuptuar se bëhet fjalë për testimin rapid molekular Assay Method. Kjo është formë e avancuar e testimit molekular RT-PCR, i cili jep rezultatin e njëjtë, vlerësimin e njëjtë dhe karakteristikat e njëjta me testimin molekular RT-PCR, por që e veçanta e këtij testimi është dhënia e rezultatit në afat më të shkurtër, për më pak se 2 orë”, thotë AKK.

AKK-ja shton se duhet thënë se në të njëjtin laborator, qytetarët kanë mundur të zgjedhin testin RT-PCR, i cili detekton virusin brenda një kohë më të gjatë, por që kushton 65 euro.

“Në fakt, nga analizimi i të dhënave, konstatojmë se në laboratorin në fjalë 99.7 për qind e testimeve PCR janë kryer me metodën RT-PCR (që kushton 65 euro) kurse pjesa tjetër me metodën e testimit rapid molekular – Assay Method, pra vetëm 4 teste në shumë prej 200 euro apo (0.3%)”, thotë AKK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit