2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Aksidenti tragjik në Itali, babai shqiptar rrëfen bisedën e fundit me 3 fëmijët dhe nipin

Rekomandime

Një aksident i rëndë në Itali i mori jetën një Shane Hysenit, 22 vjeç bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç dhe motrën e vëllain, 12 dhe 8 vjeç.

Ardian Hyseni i dërrmuar nga humbja e 3 fëmijëve dhe nipit ka folur për mediat italiane.

- Advertisement -

“Vajza ime Shane insistoi shumë dhe më tha: Babi, po vij të marr Resatin dhe Rejanin sonte. Vishini mirë, do t’i marrim me vete në darkë. Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 20:00 më telefonoi policia”, tha ai, shkruan Il Resto del Carlino.

Pas telefonatës, bashkë me gruan, Anjezën shkuan drejt vendit të ngjarjes. Anjeza nuk e përballoi dot lajmin e zi dhe u dërgua në spital.

“Një tragjedi pa shpjegim”, thotë Ardiani. Me të në mëngjes, në vendin e ngjarjes shkuan edhe disa të afërm.

- Advertisement -

“Ka diçka të çuditshme në dinamikën e aksidentit”, shprehen ata. Mësohet se të afërmit kanë fotografuar vendin ku ndodhi tragjedia.

“Nuk ka kamera këtu? Do donim të kuptonim çfarë ka ndodhur”, kanë vijuar ata. Të afërmit kanë pyetur edhe banorët e zonës për ndonjë dëshmi të mundshme.

- Advertisement -

“Nuk e dimë kush janë shkaqet e këtij aksidenti. Mund të jetë çdo gjë. Rruga Emilia është e rrezikshme dhe nga ana tjetër është një rrugë e projektuar shekuj më parë për të udhëtuar në këmbë. Ne besojmë se duhen marrë masa duke vendosur radarë që makinat të ecin më ngadalë. Është e vetmja alternativë për të përmirësuar sigurinë”, tha një punonjës i një dyqani në zonë.

“Shane ishte vajzë e mrekullueshme. Resati dhe Rejana ishin dy fëmijë spektakolarë, inteligjentë dhe të sjellshëm. Jemi pa fjalë”, thotë një e afërme.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar të afërm të tjerë të cilët ngushëllojnë Ardianin. Por celulari i tij bie ende. Është djali tjetër.

“Është i fundit që më ka mbetur. Jeton në Francë. Ne jetojmë pranë Parmës prej disa vitesh. Punoj si murator, por kemi kohë që kemi ardhur në Itali”, u shpreh ai.

Familja Hyseni si shumë shqiptarë, emigruan vite më parë drejt Italisë nga qyteti i Durrësit për një jetë më të mirë.

“Për funeralin do të shkojmë në atdheun tonë”, ka thënë ai.

Policia njoftoi ambasadën shqiptare për të organizuar riatdhesimin e trupave të pajetë. Një e afërme u shpreh se ka të ngjarë që dy prindërit të jetojnë në Shqipëri tani e tutje. “Në atë vend në Itali ka shumë dhimbje që nuk mund t’i përballojnë dot”

Deri më tani autoritetet nuk e kanë përcaktuar shkakun e aksidentit. Bëhet e ditur se në rrugë nuk ka gjurmë të ndonjë frenimi të mjetit. Prokuroria po vijon hetimet dhe pritet që ndaj Lames të kryhen teste toksikologjike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit