7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Aksioni ‘Brezovica’: Xhelal Sfecla nuk e fal as dhëndrin e Liburn Aliut, ia arreston

Rekomandime

Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit.

- Advertisement -

Lahu, udhëheqës i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndodhet në mesin e shtatë personave të arrestuar sot.

Arrestimin e tij e kanë bërë të ditur për Paparacin burime brenda autoriteteve shtetërore të rendit dhe drejtësisë.

Aksioni ‘Brezovica’, për të cilin është prangosur Lahu dhe gjashtë të tjerët, janë arrestuar në kuadër të aksionit të ashtuquajtur “Brezovica”.

- Advertisement -

“Brezovica”, aksioni i Prokurorisë në koordinim me Policinë e Kosovës, ka vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkung Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.

Sot janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.

- Advertisement -

Berat Lahu është dhëndërr i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu. Ai është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lahu është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, 2021. /Paparaci.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit