3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aktori i njohur serb që merret me politikë: Do ta pranoja Kosovën shtet më këto kushte

Rekomandime

Politikani serb, Sergei Tifunoviq, në një intervistë për N1 ka thënë se Kosova ka qenë djep i civilizimit serb, megjithatë ai thotë që nën disa kushte të caktuara do ta njihte pavarësinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Teka ka folur për kushtet, ai ka përmendur një garanci që Kosova duhet të jap për mbrojtjen e të gjitha kishave serbe, dhe gjithashtu mbrojtjen e rreth 130 mijë serbëve që jetojnë në Kosovë.

Tifunoviq ndër të tjera ka thënë që Serbinë në fakt askush s’po e pyet nëse Kosova është e pavaurur apo jo, pasi sipas të gjtiha fuqive të mëdha perëndimore Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran.

Tutje aktori i njohur serb që merret me politikë ka thënë se Serbia nuk duhet të jetë fort e tunduar nga mbështetja e Rusisë, duke kujtuar një thënie të vjetër sipas të cilës Rusia mbështet dikënd vetëm atëherë kur i nevojitet.

- Advertisement -

Tutje politikani serb ka kujtuar edhe deklarata e ambasadorëve të Gjermanisë dhe SHBA’së, që askush nuk është duke i kërkuar Serbisë që të njohë Kosovën.

“Askush nuk është duke na pyetur neve nëse Kosova është një shtet i pavarur, për ta gjithçka është, për të gjitha fuqitë e huaja dhe fuqitë perëndimore është”, ka thënë Tifunoviq

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit