19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar

Rekomandime

Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ishte i ftuar në studion e Abc News, i cili ndër të tjera foli për situatën e koronavirusit në vend, ku kemi një rritje të numrit të rasteve dhe fatkeqësisht edhe të viktimave.

- Advertisement -

Gjatë bashkëbisedimit mjeku u pyet për pajisjen “Ecmo”, të cilën Shqipëria nuk e disponon.

Mjeku sqaroi së bëhet fjalë për një pajisje që bën oksigjenimin artificial të gjakut, duke lënë në qetësi mushkëritë, dhe në këtë mënyrë ndihmon pacientët e intubuar nga Covid-19. Sipas Priftit 50% të të sëmurëve që janë në Ecmo dhe janë me Covid kanë arritur të mbijetojnë.

Ecmo jo më larg sesa këto ditë, është pak e rëndë ndoshta ta themi, por nëse Ecmo do të ishte mbase jeta e profesor Pushit do të ishte shpëtuar. Mesa më thanë, ju jeni specialisti, kjo lloj pajisje nxjerr jashtë loje zemrën, prandaj e kërkoni ju si kardiokirurgë.

- Advertisement -

Edvin Prifti: Është një pajisje që ka lindur në kardiokirurgji në botë dhe është një pajisje që në Shëipëri nuk përdoret sepse nuk disponohet, por është përdoret në ne qendra që bëjnë transplante. Bën oksigjenimin artificial të gjakut, pa e intubuar njeriun duke e lënë mushkërinë në një qetësi absolute dhe është përdorur në rastin e gripit të derrit dhe në raste ekstreme te pacientëve me Covid, sepse mund të shfaqin edhe formën ku mushkëria nuk funksionon sikurse edhe edhe profesor Pushi.

Ose mund të shfaqet në një formë tjetër që është insuficencë të të gjitha organeve. Në rastin e dytë ecmo ka pak të ngjarë që të ketë një efekt pozitiv. Ndërsa, në rastin e parë ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv dhe përllogaritet që në 50% të të sëmurëve që janë në Ecmo dhe janë me Covid kanë arritur të mbijetojnë. Përqindje shumë e lartë. Mbase në Shqipëri përqindja mund të jetë më e vogël, për faktin e eksperiecës. Në varësi shkon nga 60-70 mijë euro. Në një emision Arben Gjata na e premtoi se kishte një premtin nga universiteti i Barit për të bërë disa dhurata për aparate të tilla, por më pas nuk e di çfarë u bë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit