22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Aktori kosovar: Rrahman Jasharin e kisha emëru në ballë të cilitdo formacion negociues të Kosovës

Rekomandime

Bufi ka disa fjalë për Rrahman Jasharin, pasi këtij të fundit iu plotësua kërkesa drejtuar qeverisë Hoti.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari së fundi kishte kërkuar paga shtesë për punëtorët e arsimit, madje SBASHK kërcënoi edhe me grevë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim Jasharin dhe disa përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut.

Hoti siguroi që punëtorët e arsimit do të paguhen me paga shtesë në dy këste.

- Advertisement -

Pasi iu plotësua kërkesa e Jasharit, aktori kosovar, Fatmir Spahiu përmes një statusi ironizues thotë se kryetarin e SBASHK-ut duhet ta emërojnë në secilin formacion negociues, për faktin se po ia del t’i realizojë kërkesat.
“Zotriun Rrahman Jashari, Kryetarin e Sbashkut, e kisha emru ne balle te cilit do formacion negocues te Kosoves, arbitrazh, negociata me serbine, etj, sdi sdi. Hallall kryetar!
Miremengjes miq. Ta keni shendetin. Zgjedhjet shkojne e vine, esspreso e shkurte mbetet!”, shkruan Bufi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit