4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Molliqaj: Të gjithë i uruan shërim Kurtit, ndërsa s’kishte një ngarendje të tillë kur u infektua Veseli, Mustafa apo Hoti!

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar thirrjet për “shërim të shpejtë” ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurti.

- Advertisement -

Sipas tij, i madh e i vogël u kujdesën t’i përgjigjen thirrjes “shërim të shpejtë” kur Kurti u infektua me covid 19.

“Nuk e mbaj mend një ngarendje të tillë kur u infektua Kadri Veseli, Isa Mustafa apo Avdullah Hoti. Çfarë na thotë ky dallim? Niveli i parë është ai i përgjigjes në emër të humanizmit, që më shumë është liberale sesa humaniste. Pra, ne nuk jemi sikur ti që na dëshiroje vdekje, na shpallje të shitur e tradhtarë”, ka shkruar ai.

Simptoma “shërim të shpejtë”

- Advertisement -

Hegjemonia është pozicion politiko-ideologjik, por edhe praktikë e përditshme. Ajo nuk vërehet thjesht në një moment kritik të matjes apo përballjes. Atë e gjejmë edhe në sjelljet e ritualet e rëndomta. Ta zëmë, kur përshëndesim, me mënyrën si përshëndesim, kur urojmë, apo edhe kur shajmë. Ajo i bën njerëzit të përbrendësojnë diskurse, siç i bën inferior e të nënshtruar karshi autoriteteve.

I madh e i vogël u kujdesën t’i përgjigjen thirrjes “shërim të shpejtë” kur Kurti u infektua me covid 19. Nuk e mbaj mend një ngarendje të tillë kur u infektua Kadri Veseli, Isa Mustafa apo Avdullah Hoti. Çfarë na thotë ky dallim? Niveli i parë është ai i përgjigjes në emër të humanizmit, që më shumë është liberale sesa humaniste. Pra, ne nuk jemi sikur ti që na dëshiroje vdekje, na shpallje të shitur e tradhtarë”. Së pari, ata nuk janë të sinqertë sepse nuk u bëhet vonë fare për shëndetin e tij. Logjika vazhdon, ne i duam të gjithë, mbase duam gjithçka përveç kontradiktës. Kjo është kërkesa për normalizim, kërkesë që e ruan status-quon, e bashkë me të edhe strukturat shfrytëzuese e dominuese të pushtetit.

- Advertisement -

Se dyti, do ta marr guximin të them se kjo është simptomë. Këtu duhet lexuar mungesa më shumë sesa deklarimi afirmativ. Përmes këtij reagimi ata po tregojnë se në shtresat e thella të ndërgjegjes së tyre e kanë pranuar Kurtin si instancë etike, si lider suprem.

Ky qëndrim vjen nga një pozicioni që afirmon bindjen se ekziston një botë. Njerëzimi si i tillë. Kushdo që e lexon si dëshirë ndjellakeqe, është dashakeq ose s’ka kuptuar asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit