13.6 C
Pristina
Friday, June 9, 2023

Al Maliki në Beograd: Palestina në krah të Serbisë sa i përket Kosovës

- Advertisement -

Të rekomanduara

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar në Beograd shefin e diplomacisë së autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki, i cili po qëndron për vizitë në Serbi.

Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Serbisë, Daçiq ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që palestinezët i kanë dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës.

“Ne i jemi mirënjohës Palestinës për mbështetjen parimore në lidhje me Kosovën, dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe sepse Palestina është shumë e vlerësuar, jo vetëm në botën myslimane, por edhe në vendet e tjera”, ka thënë kryediplomati serb.

Në njoftim thuhet se shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Daçiq dhe Al Maliki nënshkruan edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Daçiç, ka kujtuar se ish-Jugosllavia ishte ndër të parat “që njohu shtetin palestinez”, madje edhe para disa vendeve arabe.

Më 2012, palestinezët kanë arritur të fitojnë statusin e “shtetit vëzhgues jo-anëtar” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e patën kundërshtuar rezolutën.

- Advertisement -

Palestinezët duan shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Izraeli kundërshton./REL/

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -