3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Alarmohen Veseli dhe Haradinaj, ky është parashikimi rëndë për PDK-në dhe AAK-në

Rekomandime

Ky është vetëm fillimi i vetëdijesimit të qytetarit, që më nuk do të votojnë për hir të vëllait, motrës dhe mikut, por për të ardhmen e tij. Sikur pjesëmarrja e votuesve të ishte më e lartë, edhe AAK-ja do ta kishte problem ta kalonte pragun. Por në zgjedhjet e ardhshme AAK dhe PDK-ja mund ta kenë fatin e njëjtë me Nismën, PSD dhe AKR-në”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e kësaj vjeshte për Kuvendin e Kosovës, sipas analistëve politikë kanë treguar se më në fund qytetari i Kosovës është vetëdijesuar mjaftueshëm për të bërë ndryshime me votën e tij, për të vlerësuar dhe ndëshkuar atë që ia beson pushtetin njëherë dhe zhgënjehet nga mos puna dhe nga mos përmbushja e zotimeve dhe premtimeve, por që shikon interesin e ngushtë partiak e grupor për përfitime nga pushteti, duke injoruar besimin e dhënë nga qytetarët.

- Advertisement -

Këtë konstatim e nxjerr përmes analizës së tij në këtë proces zgjedhor, analisti politik, Faik Krasniqi.

Sipas Krasniqi, qytetari i ndëshkoi seriozisht ato parti politike dhe ata liderë që më së shumti abuzuan në të kaluarën me pushtetin.

Sipas tij, me këtë kulturë qytetare që ka filluar tani të instalohet, skena politike e Kosovës në të ardhmen, do të vazhdojë të tkurret dhe ngushtohet akoma më shumë, duke u pastruar nga subjektet e inkriminuara politike që u ndëshkuan me meritë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

Madje në zgjedhjet e reja që do vijnë, sipas Krasniqit, është shumë e pritshme që të vazhdojnë të shkojnë drejtë shuarjes edhe këto partitë më të mëdha që tash do mbeten në opozitë, PDK dhe AAK.

Një e ardhme e pasigurt të PDK-së, me humbësin e madh të këtyre zgjedhjeve, kreun e SHIK-ut dhe mashtruesin Kadri Veselin, një parti që rrezikon ta përjeton shpejtë fatin e PSD-së së Shpend Ahmetit, dhe të NISMES së Fatmir Limajt, e AKR-së së Behxhet Pacollit, pasi qytetarët e Kosovës tani më i kanë identifikuar të gjitha këto parti politike, së bashku me PDK-në si subjektet kryesor që kanë qenë dhe mbeten burim dhe kultivues të të gjitha formave të zhvatjes, instalimit të nepotizmit në institucione, krimit e korrupsionit. Në këto zgjedhje qytetarët e Kosovës kanë votuar në mënyrën më të mençur të mundshme. Përveç që me votën e tyre ndëshkuan partitë sekser dhe të pangopura, ata ndëshkuan me votë edhe shumë ish deputet dhe ministra, edhe pse është dashur të ndëshkojnë edhe më tepër”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Krasniqi thotë se ky është një fillim i mbarë i instalimit të vetëdijes qytetare dhe kulturës së ndëshkimit demokratik me votë, diçka që kultivohet vetëm në demokracitë e zhvilluara me shekuj, e që kosovarët po e arrijnë për një kohë të shkurtët në demokracinë e re pluraliste.

Ndëshkimi i madh, sipas Krasniqit, sa do të vjen e shtohet akoma më shumë për ata që kanë abuzuar dhe do ta abuzojnë votën qytetare, prandaj shuarja e disa partive politike të inkriminuar, shpejtë mundë të bëhet realitet, duke u krijuar iniciativa të reja politike.

Ky është vetëm fillimi i vetëdijesimit të qytetarit, që më nuk do të votojnë për hir të vëllait, motrës dhe mikut, por për të ardhmen e tij. Sikur pjesëmarrja e votuesve të ishte më e lartë, edhe AAK-ja do ta kishte problem ta kalonte pragun. Por në zgjedhjet e ardhshme AAK dhe PDK-ja mund ta kenë fatin e njëjtë me Nismën, PSD dhe AKR-në”, tha analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu ai ka paralajmëruar që tani edhe partnerët e koalicionit në ardhje, Vetëvendosjes dhe LDK-në se çfarë qeverisje do t’i japin vendit.

“Nëse tani LVV dhe LDK punojnë mirë dhe i mbajnë premtimet e tyre, nuk ka asnjë dyshim që PDK-ja dhe AAK-ja do të pësojnë edhe më keq se në këto zgjedhje.

Ne shpresojmë ti mbajnë premtimet dhe të mos ndëshkohen nga qytetari sepse tani është ngritur vetëdija e plotë edhe për ndëshkim por edhe për vlerësim pozitiv”, përfundoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit