12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Alarmohet Moska: Urimi i Biden për Serbinë “acaron” Zaharovën

Rekomandime

Në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Moska në frontin në Ukrainë, po i duket më lehtë të merret me çështje tjera, siç është situata në Ballkan.

- Advertisement -

Pas reagimit dy ditë më herët, sot përsëri ka reaguar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, kësaj radhe në urimin e Biden për ditën e shtetësisë së Serbisë, duke e quajtur “paturpësi dhe presion të hapur ndaj Serbisë” , shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

“Jo vetëm në këtë rast, kjo ajo që shpërthen, ajo që thuhet e nuk fshihet, ky është një nga elementet e presionit të hapur” ka thënë Zaharova.

Zaharova thekson se më nuk bëhet fjalë vetëm për presion, por tentim të formësimit të vendit.

- Advertisement -

“Jo vetëm presion, por kam përshtypjen se ShBA në lidhje me Serbinë kanë përzgjedh mënyrë tjetër të veprimit – ky nuk është presionin por përpjekje e formësimit të vendit në formën që atyre ju përgjigjet, -pra as sipas BE , ndonëse shpesh fshihen pas të ardhmes euro-atlantike” mendon ajo.

Zaharova deklaroi se “bëhet fjalë për secesionin e Kosovës dhe pranimin publik të Beogradit.

- Advertisement -

“Sipas mendimit tim është mënyrë e paturpshme që i ashtuquajturi presidenti i ShBA uron Serbinë, kjo thotë shumë. Nëse nuk kuptoni ende, lexoni këtë deklaratë përsëri”, tha Zaharova.

Gazeta përkujton se presidenti amerikan Biden ka uruar Serbinë për ditën e shtetësisë ku ndër tjera thekson se “së bashku duhet të vazhdojmë mbështetjen e popullit ukrainas dhe të thërrasim Rusinë në përgjegjësi për luftën e saj të padrejtë dhe të pa nxitur kundër Ukrainës“.

“Në këtë vit, ShBA do vazhdojnë të mbështesin Serbinë në bashkëngjitjen në BE dhe dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën në dialogun me ndërmjetësimin e BE-së. Mbështesim mbështetjen tuaj për propozimin evropian që do kontribuoj në prosperitetin dhe krijimin e paqes në rajon“, shkruan në urimin e Biden, duke shtuar se: „i gëzohem forcimit të mëtutjeshëm të partneritetit mes vendeve tona dhe miqësisë së popujve tanë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit