5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Alarmon piloti kroat: Si është e mundur që fluturakja ruse kaloi hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s pa u vënë re

Rekomandime

Ivan Selak, pilot ushtarak kroat në pension, komentoi rrëzimin e një fluturakeje mbi Zagreb natën e mbrëmshme.

Në një intervistë për Nova TV ai ka thënë se është i tronditur nga fakti që fluturakja fluturoi pa u vënë re në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s. Ai shprehet i sigurt se NATO do të njoftojë së shpejti se avioni nuk ka mbetur pa u vënë re, por është i bindur se nuk është kështu.

- Advertisement -

“Është e papranueshme që një objekt të bjerë mbi kryeqytetin e një anëtari të NATO-s
“Mbrojtja e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s nuk po funksionon qartë siç shkruhet në letra. Sigurisht që ata do të nxjerrin një deklaratë ku të thonë se e kanë monitoruar objektin gjatë gjithë kohës, se kanë supozuar se çfarë lloj avioni ishte dhe se ishte jo i rrezikshëm. Ai objekt ra mbi kryeqytetin e një anëtari të NATO-s. Kjo është e papranueshme”, tha Selak.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq gjatë ditës po ashtu foli për rrëzimin e një fluturakeje në Zagreb mbrëmjen e djeshme.

Plenkoviq që aktualisht ndodhet në Versajë, ku po zhvillohet një takim i liderëve botërorë për situatën në Ukrainë tha se ajo është prodhim i Rusisë.

- Advertisement -

“Ky është një avion i prodhuar nga Rusia. Sipas asaj që kemi tani si informacion, është një i prodhimit rus. Nuk dihet nëse ishte në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase,” tha Plenkoviq, shkruan idex.hr.

“Dihet se ajo erdhi në Kroaci nga drejtimi i Hungarisë, dhe në Hungari nga drejtimi i Rumanisë. Ne e dimë se ajo fluturoi disa minuta mbi Kroaci dhe u rrëzua në Zagreb. Është mirë që askush nuk u lëndua dhe ra në një pjesë që nuk është as shtëpi e as ndërtesë, shërbimet po bëjnë anketa”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit