0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albin Kurti dhe Barack Obama ndajnë të njëjtin këshilltar

Rekomandime

Këshilltari personal i kryeministrit, Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka thënë që Barac Obama e Albin Kurti ngjasojnë.

- Advertisement -

Ishte viti 2012 kur Barak Obama po zhvillonte një fushatë intezive për tu bërë president në Amerikë.

Fushata e tij ishte shumë e veçantë.

Ndërsa gjithë këto video në prapaskena që zgjuan kureshtjen e shumëkujt i ka realizuar Arun Chaudhary.

- Advertisement -

Gati 12 vjet më vonë, i njëjti video të tilla ka realizuar edhe në Kosovë.

Amerikani 34 vjeçar, ka punuar për fushatën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili fitoj zgjedhjet e 6 tetorit e pak ditë më parë u bë edhe kryeminsitër.

- Advertisement -

Chaudhary tregon se si u njoh me Kurtin.

Ish këshilltari i Obamës sheh ngjashmëri mes ish presidentit amerikan e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai më tej thotë që i mungon familja e katër macet që i ka në shtëpi por ndjehet me fat që ka punuar me partinë e Albin Kurtit.

Chaudhary thekson që përvoja këtu në Kosovë i ka shërbyer edhe atij.

Pos kësaj Arun Chaudhary, tregon edhe përvojën që ka pasur me ish presidentin amerikan Barac Obama, që për të ka qenë detyra më e rëndësishme në jetën e tij.

Më tej ai thekson që do të donte të qëndronte në Kosovë dhe të ndihmonte Kurtin por thotë që e presin punë tjera, pasi janë në pritje të zgjedhjeve në SHBA.

Ai madje thotë se duhet të marrin njerëz nga Kosova për ti dërguar atje, sepse siç shprehet Chaudhary zgjedhjet e tetorit në Kosovë shkuan më mirë se sa ato në Ioëa.

Aktualisht ai është duke punuar në Itali dhe në SHBA.

Arun Chaudhary, në Amerikë po kujdeset për fushatën e kandidati për president nga radhët e demokratëve, Berni Sasnders.

Por thekson që do të lë kohë edhe për qeverinë Kurti që të ketë pak mundësi të kyçet në të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit