11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Albin Kurti ende këndon para Serbisë”, vjen reagimi i VV-së: Askush më nuk i beson Gjarprit

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë në Debat Plus ka pasur disa kritika për veprimtarinë e Kurtit gjatë kohës së luftës.

Ai ka thënë se Kurti ka kënduar te Serbia “si bylbyl”, e njejtë thotë se vepron edhe sot.

- Advertisement -

“E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot. Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi Thaçi.

Këtyre deklarimeve të presidentit i kanë reaguar në Vetëvendosje.

Anëtari i kësaj partie, Enver Dugolli shkruan se sa herë Hashim Thaçi mundohet të vë njolla në personalitetin dhe aktivitetin atdhetar e shtetëror të Albinit Kurtit, mbështetja për Kurtin rritet.

- Advertisement -

“Askush më nuk i beson Gjarprit! Si zakonisht ai vazhdon të shpif për Albinin edhe për përiudhen e burgut, por askush s’i beson. E vërteta për qëndresën e Albinit në burg, është një horizont i pakapshëm për Hashimin.

Hasha ligështohet edhe sot kur përballët me Vuçiçin, e lere më të ishte në vend të Albinit. Ndërsa Albini nuk u mposht e nuk u tremb në burg, e lëre më në liri. Albini ka shumë shokë sepse kurr nuk e braktisi idealin për liri e shtet të së drejtës.

- Advertisement -

Ndërsa Hashimi nuk ka më shokë, sepse e braktisi idealin dhe i humbi edhe ata shokë që i kishte”, ka shkruar Dugolli.

Këtë deklaratë të Dugollit e ka mbështetur edhe anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, që e ka shpërndarë postimin e tij mëngjesin e sotëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit