3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vjosa Osmani tani e konsideron rival Isa Mustafën, e fton publikisht në përballje televizive

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se është tepër e ulët deklarata e fundit e kreut të LDK-së për të.

Osmani në Syri Tv tha se nuk dëshiron të merret fare me qëndrimet e tij, por shtoi se nëse Isa Mustafa dëshiron t’i hyjë kësaj pune ajo nuk përton.

- Advertisement -

Madje, Osmani tha se është e gatshme që të debatojë me të në cilëndo media nga cilido moderator.

Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është tepër e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do t’ia falë. Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune, unë nuk përtoj. Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media dhe nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit