8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sllovaku Lajcak e përul Kushtetutën e Kosovës: Nuk është bibël ajo, duhet të ndryshohet

Rekomandime

Emisari sllovak i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka përulur dhe përbuzur Kushtetutën e Kosovës.

Për teke të Bashkimit Evropian, emisari i saj po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës.Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”.

- Advertisement -

Lajcak po përul Kushtetutën e Kosovës duke thënë se ajo nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin.

Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar.

- Advertisement -

Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi.

Emisari Lajcak i cili njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani hapur ka prezantuar qëllimet e tij në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit