-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albin Kurti me gruan e Rexhep Selimit shkojnë bashkë në Prekaz nderojnë daljen e parë të UÇK-së

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, për nder të Festave të 28 Nëntorit.

Së bashku me Kurti ishin edhe pjesëtarët e tjerë të partisë si dhe Arbërie Nagavci, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti politik.

- Advertisement -

Ai ka thënë se 28 nëntori është data e gurthemelit të identitetit kombëtar shqiptar.

Sot janë tri ngjarje historike, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” në Krujë, Ismail Qemajli në Vlorë dhe Adem Jashari në Kosovë, këto kanë një të përbashkët 28 nëntorin që i bashkoi shqiptarët”.

“Jemi këtu në Prekaz, sepse 59 anëtarë në mesin e të cilëve 15 gra dhe 15 fëmijë, u flijuan në një luftë të pabarabartë që sot njihet si Epopeja e UÇK-së, e cila ia dha hovin vendimtar asokohe çlirimit të Kosovës”.

- Advertisement -

“Personalitet të kombit në periudha të ndryshme në beteja politike, ushtarake, në paqe, okupim, në lëvizje legale dhe jo-legale e kanë 28 nëntorin diell të tyre. Kjo do të mbetet kështu përherë për shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Kurti.

Së bashku me Kurtin në Prekaz e prasnishme ishte edhe gruaja e eprorit të lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi.

- Advertisement -

Shqipe Selimi, ishte pjesëtare e UÇK-së, ajo luftoi krah burrit të saj, Rexhep Selimit.

Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj ishte personalitetet e para që dolën publikisht me uniformën e UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit