13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Gazetari kosovar, Agim Muhaxheri që goditi regjimin serb: Rrëfen për eliminimin e vogëlushit nga Boban Kërstiq!

Rekomandime

Rrëfimin i dhimbshëm i familjes Brestovci nga Prishtina, familje kjo e cila në natën e 27 korrikut të vitit 1994 humbi djalin e tyre 6 vjeçar, Fidan Brestovci.

Dokumentari “Expose” ka pasqyruar rastin e eliminimit pabesisht në mënyrë tinëzare nga polici serb Boban Kërstiq, në rrugën në mes të fshatrave Rahovicë e Softaj të komunës së Ferizajt.

- Advertisement -

Këtë rast e kam ndjekur si proces gjyqësor në Gjykatën e atëhershme të Qarkut në Prishtinë.

Boban Kërstiqi në vend se të dënohet, ai shpërblehet. Unë e bëj shkrimin për të, “Vrasësit shpërblehen”.

Ishte çast shumë i dhimbshëm kur kam shkuar për atë djalë. Si sot më kujtohet. Çka t’ju them, kam qëndruar në shtëpinë e tyre, disa herë, afër Pazarit të Gjelbër në Prishtinë, u mërzitshin shumë.

- Advertisement -

Janë friku gazetarët, mu s’ma ka ndier. Kam raportuar dhe s’jam frikësuar nga regjimi serb.

Shkrimet flasin. Atë ngjarje e kam ndjekur në vazhdime, lajme, artikuj, komente të ndryshme”, është shprehur Muhaxheri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit