Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, në një intervistë mbrëmë ka komentuar reklamën e PDK-së në fushatë, ku lideri i asaj partie, Kadri Veseli, e shtyn një autobus të prishur së bashku me anëtarët e tjerë të PDK-së, duke me pretekstin se ata i shtyjnë proceset përpara.
Duke komentuar këtë reklam, Albin Kurti ia fillon të qesh si jo shpeshherë, e duke thënë se ai ka menduar fillimisht që atë reklamë e kishte bërë dikush tjetër për t’u tallur me ta, shkruan Bota sot.
- Advertisement -
“Ata janë tallur me veten e tyre”, është shprehur Kurti duke qeshur.