Para disa ditëve në rrugë e kryeqytet u vendosën shirita të kuq, autorësinë e të cilave e morri Lëvizja Vetëvendosje. Kundërshtarët e VV-së thanë se këto shirita u ngjajnë me kohët e komunizmit. Por krejt mendim tjetër kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Alin Kurti.
Lideri i VV-së në emisionin Debat Plus ka thënë se këto fjongo janë vendosur për ditën e Shën Valentinit.
“Ato janë fjongo të kuqe që i kanë vendosur aktivistët tanë, nuk kanë të bëjnë me ato akuza që na bëjnë neve. Të dielen e 14 shkurtit kur qytetarët votojnë, është dita e Shën Valentinit, është dita e zemrave, e dashurisë. Nuk e di çfarë problem mund të kenë me këtë”, tha Kurti.