7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Albulena Haxhiu e pranon se ishte e autorizuar nga Dalladaku: Ishte para 10 viteve, nuk ka asgjë sekrete

Rekomandime

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me publikimin e fundit nëpër media, që kishte të bënte me të.

- Advertisement -

Haxhiu ka reaguar pikërisht për një dokument i cili është publikuar ku bëhet fjalë për një tender në vlerë 300 mijë eurosh, për blerjen e një tokë në vitin 2010.

Tutje thuhet se si përfaqësuese e Faton Dalladakut, ajo kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertim lidhur me këtë shit-blerje për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Haxhiu në reagimin e saj tha se ai dokument ku ishte emri i saj u dha si lajm ku aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal, por se ky dokument sipas saj është i mbi 10 viteve kur kishte vendosur emrin në cilësinë e përfaqësueses ligjore të asaj kompanie aso kohe, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Haxhiu tha se e kupton luftën speciale të zhvatësve me qëllim të njollosjes së emrit të saj.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal.

Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësueses ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë sekrete e të fshehur aty.

E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore.

E kuptoj edhe luftën speciale të këtyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim.

Pavarësisht kësaj, unë do t’i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave.

Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin.

Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë.

Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit