13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Erdhi Dita” që PDK ta akuzojë Vetëvendosjen për kapjen e shtetit

Rekomandime

Ish-ministri i Drejtësisë, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjithë kanë besuar që Qeveria Kurti të paktën do të zgjaste një vit.

- Advertisement -

Tahiri ka thënë se ishte vetë marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së, e cila e ka përcaktuar fatin e Qeverisë Kurti.

“Që nga fillimi e kemi pa se nuk është një Qeveri e ndërtuar mbi bazën e një agjende qeveritare, mbi bazën e një programi, mirëpo në bazën e pozicionimit të njerëzve të rëndësishëm të këtyre dy partive politike. Kur nuk ndërton qeveri në bazë të parimeve por në bazë të pazareve atëherë edhe telashet i ke në derë. Kjo qeveri nuk erdhi për të qeverisur por për t’i përmbushur egot e njerëzve të fortë të këtyre partive”, ka thënë Tahiri në Debat Plus.

Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka shënuar ndonjë sukses gjatë këtyre 100 ditëve.

- Advertisement -

“Për 100 ditë nuk kanë arritur me na sjellë një agjendë qeveritare, vetëm e kanë rikapur shtetin, ka ndodhur rikapja e ndërmarrjeve publike ”, tha ai përcjell Telegrafi.

Më tej, ai ka shtuar se ka pritur që kjo qeveri të jetë më e përgatitur, sidomos LVV

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit