10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Komandanti i Policisë në Gjakovë kthehet në punë, uron 63 zyrtarët e rinj policor

Rekomandime

Kristë Gjokaj, komandant i Policisë në Gjakovë, edhe zyrtarisht është kthyer në punë.

- Advertisement -

Gjokaj përmes një stautsi në Facook ka uruar 63 zyrtarët e rinj policor.

“Nga sot Gjakovës iu shtuan 63 zyrtar policor të rinj të cilët do të kujdesen për Ju. Te gjithë të rinj dhe të reja të cilët do ti japin freski dhe hijeshi qytetit, njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë”, ka shkruar Gjokaj, shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net ishte media e parë që kishte raportuar se Gjokaj dhe pesë policë të tjerë nga ky rajon, janë kthyer në punë pasi u është hequr masa e suspendimit.

- Advertisement -

Gjokaj, dhe pesë kolegët e tij, ishin suspenduar nga puna pasi kishin përdorur dhunë të tepruar ndaj një të arrestuari, i dyshuar për një grabitje të armatosur në qytetin e Gjakovës.

Suspendimi i policëve të Gjakovës kishte ardhur nga Inspektorati i Policisë, por mediat kishin raportuar se kjo po ndodhte më shumë me iniciativën e komandantit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe rasti i rrahjes së grabitësit ishte marrur vetëm si pretekst.

- Advertisement -

Kundër suspendimit të policëve të Gjakovës, kishte pasur edhe protesta në këtë qytet me arsyetimin se po suspendohen nga puna policët të cilët po e luftojnë krimin, ndërsa plaqkitësit dhe kriminelët tjerë po qëndrojnë në liri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit