4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albulena Haxhiu i reagon ashpër Abelard Tahirit: Të ka kapluar frika

Rekomandime

Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur deklarimeve të ministrit në detyrë të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e quajti Albin Kurtin, si të paaftë për tu bërë kryeministër i vendit, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, Haxhiu, ka thënë se ministri në detyrë, Tahiri, është kapluar nga frika e ardhjes së qeverisë Kurti.

Kjo pasi që, sipas saj, saherë që Kurti flet për kushtetutshmëri, menjëherë vjen reagimi i Tahirit, të cilin e ka quajtur “telall i një ish qeverie abuzive”.

- Advertisement -

Sipas ish deputetes Haxhiu, më 6 tetor, qytetarët ia kanë treguar vendin qeverisë, të cilën ajo e quajti abuzive, teksa ministrit në detyrë të Drejtësisë, ia rikujtoi skandalin e tij me noterë.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:“Siç duket ish Ministrin e Drejtësisë e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti.

Sa herë kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, flet për ligjshmëri e kushtetutshmëri dhe ngrit dyshime për abuzime e keqpërdorime, telalli i një ish qeverie abuzive bën reagime.

- Advertisement -

Është po i njëjti që procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, e komprometoi dhe e ktheu në shërbim të partisë së tij që ka kapur secilin segment. Prandaj duhet të ndërpritet secili veprim i këtij procesi dhe çfarëdo veprimi tutje për këtë proces, është keqpërdorim detyre, është vepër penale.

Me 6 tetor, Qeverisë abuzive, qytetarët ia kanë treguar vendin.

- Advertisement -

Pas 6 tetorit, është hapur kapitulli i zhvillimit e mirëqenies, barazisë, arsimit, e shëndetësisë dhe drejtësisë që ata ia kanë frikën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit