-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, Gani Geci i reagon Edi Ramës

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli sot në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Hagës. Rama tha se “Liria ka emër – Hashim Thaçi”. Por, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Gani Gecit i cili nuk e la pa reaguar.

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kosovës ka komentuar duke thënë “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, në një koment të lajmit deklaratën e Ramës.

Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“#LiriaKaEmër” është mbishkrimi i postimit të bërë nga Rama, i cili ia ka bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”.

- Advertisement -

“#LiriaKaEmër” është mbishkrimi i postimit të bërë nga Rama, i cili ia ka bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

I pari i legjislativit në Shqipëri, një ditë më parë, publikoi edhe rrëfimin e Kjani Gurit, ish-ushtar i UÇK’së, duke ofruar mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare.

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e Iuftës së saj heroike… Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për kr.ime Iufte.

Deri më tani janë mbajtur seancat e para gjykuese për të tre ish-anëtarët e UÇK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit