9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

U kritikua ashpër që e përmendi nënën e Ramush Haradinajt, Fitore Pacolli reagon përsëri

Rekomandime

Pas reagimeve të shumta që mori lidhur me deklaratën e saj për nënën e ish’kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetja e LVV’së, Fitore Pacolli ka thënë se nuk e ka fyer askënd vetëm e ka thënë të vërtetën, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook thotë se ka treguar se si është udhëhequr vendi tash e 20 vite e nuk është investuar asgjë për përmirësimin e kushteve në spitalet e Kosovës.

“Unë nuk kam fyer nënën e askujt. Kam treguar sesi ata që kanë udhëhequr me vendin nuk kanë investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve në spitalet tona ku të gjitha nënat e sidomos nënat e dëshmorëve e të zhdukurve, që sot jetojnë në varfëri të skajshme e që nuk kanë pasur rastin të kenë ndonjë djalë/vajzë president/ministër e kryeministër, të kenë një vend ku mjekohen e trajtohen me dinjitet në vendin për të cilën flijuan fëmijët e tyre.

Kam thënë sesi ata që kanë udhëhequr këtë vend për 20 vjet ua kanë mohuar të drejtën e shkollimit cilësor fëmijëve të dëshmorëve e veteranëve të vërtetë që sakrifikuan për këtë vend.

- Advertisement -

Ata që kanë udhëhequr me vendin për 20 vjet na kanë fyer të gjithëve”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit