Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë të ditur se Qeveria Amerikane nuk e mbështet asnjë parti politike apo kandidat për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Kjo ambasadë ka thënë se e respekton të drejtën e votuesve kosovarë për të vendosur për të ardhmen e tyre, njofton Klan Kosova.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e mbështet asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne e respektojmë të drejtën e votuesve në Kosovë për të vendosur për të ardhmen e tyre”.
- Advertisement -