-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasada Amerikane, “shuplakë” Serbisë për muralin e Ratko Mlladiq

Rekomandime

Ambasada amerikane në Serbi, i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se “Ratko Mlladiç nuk duhet të jetë fytyra që Beogradi i tregon botës”.

Komentet pasuan incldentet dhe arrestimet e veprimtareve serbe që hodhën vezë mbi një mural kushtuar të dënuarit për KRlME Iufte, Ratko Mladiç.

- Advertisement -

“Shtetet e Bashkuara dhe Serbia janë të përkushtuara ndaj vlerave thelbësore, përfshirë tolerancën, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Nganjëherë është sfiduese të pajtohesh me momente të vështira të së kaluarës – si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Serbinë – por nuk ka asgjë të respektueshme në mbrojtjen e memorialit të një krimineIi Iufte.

Shpresojmë që Serbia do të përqendrohet në një të ardhme më të ndritshme, më gjithëpërfshirëse, në vend se të kalojë sërish nëpër dhimbjen, errësirën dhe ndarjet e viteve të 90-ta”, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane në një përgjigje me shkrim.

- Advertisement -

Edhe Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të përmbahet nga madhërimi i krimineIëve të Iuftës dhe mohimi i KRlMEVE të Iuftës, si dhe që të punojë për pajtimin, tha zëdhënësja e BE-së Ana Pisonero e pyetur nga Zëri i Amerikës për zhvillimet e fundit rreth muralit për Ratko Mladiçin.

“Një vend që aspiron anëtarësimin në BE pritet të përafrohet me vlerat thelbësore të BE-së – sundimin e ligjit, demokracinë, drejtësinë”, tha zëdhënësja Pisonero në një përgjigje me shkrim.

- Advertisement -

Të mërkurën, Gjorgjo Vujoviç, nga Partia Socialdemokrate serbe, hodhi gëlqere mbi muralin, një natë pasi policia parandaloi grupet e veprimtarëve për ta hequr atë. Grupet për të drejtat e njeriut thanë se me pengimin e nismës për heqjen e muralit, pushteti u vu në mbrojtje të krlminelëve të Iuftës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se fakti që murali u mbulua me gëlqere, dëshmon se “policia nuk e mbrojti atë”, por shmangu përplasjet, ndërsa akuzoi veprimtarët se me planet e tyre “synuan të dëmtojnë Serbinë”.

Në qershor të këtij viti, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjeno.cid, krlme Iufte dhe krlme kundër njerëzimit./VOA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit