Nga Ambasada e Kosovës në Gjermani sot janë bërë të ditura këto masa të reja, në mënyrë që të gjithë kosovarët të cilët janë atje, të jenë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit.Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve në Gjermani, dje u ndërmorën masa shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe.
Ndër të tjerash u theksua se janë ndaluar takimet e më shumë se dy amvisërive e të tjera.
Këto do të jenë masat e reja:– Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive,– Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme),
– Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare).
Nga data 2 nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:
– Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)
– Qendrat e kohës së lirë (Panairet, parqet, diskotekat, shtëpitë private)
– Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e fitnesit)
– Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet) sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).