0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasada e Turqisë në Shkup përplaset me ambasadorin e Kosovës, Gjergj Dedaj

Rekomandime

Ambasada e Turqisë në Shkup ka dënuar postimin që ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë në rrjetet sociale kundër Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

- Advertisement -

Nëpërmjet një deklarate Ambasada e Turqisë në Shkup ka theksuar se dënojnë fuqishëm pretendimet e pabaza dhe retorikën armiqësore me objektiv presidentin Erdoğan që Dedaj ka përdorur në postimin e tij lidhur me memorialin që ndodhet në Parkun “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Tiranë.

“Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Më tej theksohet se “Pritshmëria jonë nga miqtë tanë është që të tregojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin e nevojshëm ndaj vendit tonë, në luftën e vendosur kundër organizatave terroriste, veçanërisht atë të ndërmarrë kundër FETO-s nga vendi ynë i cili ka dhënë një provë për t’u vlerësuar në mbrojtje të demokracisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës turke në Shkup.”

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në llogarinë e tij në rrjetin social ka bërë postim lidhur me memorialin e përbërë nga një pllakatë e vendosur në Liqenin Artificial në Tiranë mbi të cilën ndodhen emrat e 251 dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Duke përdorur shprehjen “Jo memorial politik, të Turqisë së Erdoganit, në Tiranë!” ai ka mbrojtur idenë e tij se në parkun në fjalë “nuk kanë vend politikat aktuale të Turqisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit