1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Ambasada në Jerusalem në këmbim të vaksinave?”, gazetari gjerman nxit debat, i reagojnë nga Kosova

Rekomandime

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, ka shkruar për një bisedë në ‘Zoom’ që kanë zhvilluar sot eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e në të cilën bisedë thotë se është diskutuar edhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

- Advertisement -

Martens thotë se në debatin mes Mandl dhe von Cramon është ngritur edhe teoria, nëse Kosova ka hapur Ambasadën atje në këmbim të një premtimi për një sasi të madhe të vaksinave që do të marrë nga Izraeli.

Ndaj një shkrimi të tillë ka reaguar vetë Lukas Mandl, i cili ka demantuar gazetarin gjerman.

“Nuk është thënë nga ana ime”, ka shkruar Mandl.

- Advertisement -

Ndërkohë ndaj shkrimit të Martens ka reaguar edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Selimi ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Kosova e Izraeli kanë diskutuar për më shumë se një dekadë për vendosjen e raporteve diplomatike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit