1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ambasadori amerikan në Beograd: Qeveria e re e Kosovës ta heq taksën

Rekomandime

Kushdo që të jetë në krye të qeverisë së re të Kosovës, do të përballet më një kërkesë të amerikanëve.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka porositur ekzekutivin e ri kosovar që ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Do të bëjmë krejt cka mundemi që të ndikojmë të Qeveria e re Kosovës që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, kjo do të thotë para se gjithash se duhet të largohet taksa 100% për produktet serbe. Kjo taksë nuk ndihmon që të shkohet përpara dhe të gjendet pajtimi Kosovë -Serbi”, ka thënë Scott, raporton KlanKosova.

Ai pati porosi edhe për serbët që po ankohet rreth dokumenteve të nevojshme për votim në zgjedhjet e 6 tetorit.

- Advertisement -

“Po e vëzhgojmë situatën drejt zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Me sa kuptoj unë rregullat se me çfarë dokumentesh të votohet kanë qenë të njëjta si në këto zgjedhje po ashtu edhe në ato për kryetarë komunash, që së fundi u mbajtën në veri të Kosovës. Shpresojmë që çdo qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për votim”, ka thënë Scott.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kandidat i koalicionit AAK-PSD për këtë post ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet dhe kushdo që e merr një vendim të tillë gabon rëndë.

- Advertisement -

Kurse LDK dhe Vetëvendosje së fundmi janë deklaruar se duhet të ketë reciprocitet ndaj Serbisë, duke lënë të hapur kështu mundësinë që ta heqin taksën nëse vijnë në pushtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit