2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasadori britanik: FSK’ja një prej sukseseve të Kosovës së pasluftës

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ku është biseduar për progresin e arritur në zbatimin e planit gjithëpërfshirës së tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe, siç thuhet në njoftim, përkrahjen e pa rezervë që ka dhënë dhe po jep Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe stërvitjen e pjesëtarëve të FSK’së, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në takim ministri e falënderoi ambasadorin për kontributin e tij të veçantë në thellimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai e cilësoi ambasadorin O’Connell si mik të madh të Republikës së Kosovës, i cili do të na mungojë të gjithëve.

“Në takim u bisedua edhe për progresin e arritur në zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkrahjen e pa rezervë që ka dhënë dhe po jep Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe stërvitjen e pjesëtarëve të FSK-së. Me theks të veçantë u diskutua suksesi i kadetëve tanë gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende tjera. Ata i kanë përfaqësuar më së miri vlerat që kultivon FSK-ja si një Forcë profesionale, multietnike dhe kredibile”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

- Advertisement -

Ambasadori O’Connell, thuhet në njoftim, e falënderoi ministrin për bashkëpunimin e deritashëm dhe nënvizoi se “FSK-ja është një prej sukseseve të Kosovës pas luftës”.

“Ai shtoi se FSK-ja është ndërtuar si institucion duke u bazuar në meritë dhe profesionalizëm. Ambasadori gjithashtu e rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta vazhduar përkrahjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, citohet të ketë thënë O’Connell.

- Advertisement -

Ministri Berisha edhe një herë shprehu gatishmërinë që FSK-ja, edhe me kapacitetet e tanishme, të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu edhe si pjesë e kontingjenteve të partneriteteve strategjikë, siç është Mbretëria e Bashkuar, në misionet paqeruajtëse në botë./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit