8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadori britanik fton klasën politike që të respektojnë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një statusi në facebook ka porositur klasën politike që për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe se vendimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese të respektohen nga të gjitha palët.

Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, besoj se është po aq e rëndësishme sa kurrë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë aktorët politikë.

- Advertisement -

Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të diskutojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare.

Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar Abbott.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme pritet të jap vendimin e saj në lidhje me kërkesën e Vetëvendosjes për ta pezulluar apo jo dekretin e presidentit të vendit Hashim Thaçi për të nominuar për kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit