1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasadori gjerman: Kjo është java vendimtare për koalicionin VV- LDK

Rekomandime

Për ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kjo javë mund të jetë vendimtare për formimin e koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

Përmes një statusi në Twitter, Held ka shkruar se Kosova nevojë për qeverinë e re, shkruan Reporteri.net.

“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.

Kujtojmë se diplomati gjerman para ca ditësh ka kërkuar që sa më shpejt të formohet qeveria e re.

- Advertisement -

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, kishte deklaruar Heldt.

Kujtojmë se ende nuk ka një datë se kur Kurti e Mustafa do të takohen për të biseduar sërish për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit