11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

TaIibanët: Gratë nuk mund të bëhen ministre, janë vetëm për të bërë fëmijë

Rekomandime

Një zëdhënës i taIibanëve deklaroi se gratë nuk do të marrin asnjëherë ndonjë post ministror në qeveri, sepse, sipas tij, kjo është një barrë që ato s’mund ta mbajnë.

Në një intervistë për televizionin afgan, Tolo, zëdhënësi Sayed Zekrullah Hashimi, deklaroi se taIibanët nuk vlerësojnë se gratë janë gjysma e shoqërisë dhe se emërimi në ministri për to do të ishte si t’u vendosësh diçka në qafë që s’mund ta mbajnë.

- Advertisement -

Videoja e publikuar në internet, tregon bisedën mes zëdhënësit të taIibanëve dhe një prezantuesi.

Zëdhënësi Hashimi dëgjohet duke thënë se gratë që po protestojnë në rrugë nuk janë gra të Afganistanit. Gra të Afganistanit janë ato që lindin afganë, që i edukojnë ata për etikën islame”, deklaroi zëdhënësi taIiban.

TaIibanët janë munduar që ta distancojnë veten nga politikat e regjimit të vjetër, por ka raportime të shumta për rrhje të protestuesve dhe ndalimin e sportit për gratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit