6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ambasadori gjerman për dërgimin e policisë në veri: Duhet të veproni me maturi

Rekomandime

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, ka folur për dërgimin e policisë në veri të Kosovës për çështjen e targave dhe ndalimin e kontrabadës me mallra në veri të Kosovës.

I pyetur se nëse Qeveria e Kosovës duhet të marrë leje nga BE-ja që të dërgojë policinë në veri, ai thotë se Kosova është një shtet sovran megjithatë duhet të veprojë me maturi dhe përmbajtje.

- Advertisement -

Pozicioni është i qartë, Kosova është shtet sovran. Por, çfarëdo që bëhet duhet marrë parasysh ambientin politik dhe duhet vepruar me maturi dhe përmbajtje. Por, ju nuk keni parë kritikë nga qeveri gjermane në këtë veprim, por siç thashë, çfarë do Kosova të arrijë?

Duam të arrijmë progres për njerëzit, lirinë e udhëtimit, doni të tërhiqni investitorë, investitorët duhet të vijnë në një ambient të qetë dhe stabil.

Pra, duhet t’i merrni parasysh të gjithë parametrat kur doni të arrini progres, dhe të ndërmerrni veprime”, tha ambasadori gjerman, Joern Rohde.

- Advertisement -

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë në Bruksel. Kjo vendosje e reciprocitetit në targa nxiti tensione në veri të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit