1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqendrohet në njohje reciproke

Rekomandime

Ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

- Advertisement -

Hovenier tha se temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë.

Ndër të tjera, Hovenier ka theksuar se dëshira e SHBA-ve është që Kosova të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja që duhet të fokusohet në njohjen reciproke.
“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Osmani më 10 janar të këtij viti, duke u zotuar për vazhdim të partneritetit Kosovë-SHBA.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit