5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Amerika me 478 aeroplanë luftarak F-35 të ri, do ju kushtojnë 34 miliardë dollarë

Rekomandime

Pentagon shpalosi detajet e çmimeve nga marrëveshja me kompaninë Lockheed-Martin për blerjen e aeroplanëve luftarak të gjeneratës së pestë, F-35.

- Advertisement -

Sipas dokumenteve të publikuara shpenzimet për blerjen e aeroplanëve luftarak F-35, që planifon të blejë deri më 2022, me lirim pre 12.7 për qind njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo i bie që modelin F-35A, më të shpeshtin model të fluturakes, Pentagon do ta paguaj më 2020 282.4 milionë dollarë, vitin e ardhshëm çmimi do të bie në 79, 17 milionë derisa 2022 më 77.9 dollarë ju tha gazetarëve sot në Pentagon.

Synimi i kompanisë Lockheed-Martin është këtë vit të dorëzoj blerësit 131 aeroplanë, të ardhshmin 149 të tillë, e deri më 2022, 169 në vit.

- Advertisement -

Aeroplani luftarak F-35 tani përbën rreth 25 % të të hyrave vjetore të përgjithshme të kompanisë Lockheed-Martin.

Siç thuhet në njoftim pritet që pas lirimit të çmimeve të fluturakes më moderne amerikane, të lajmërohen blerës potencial nga vendet mike. Konkretisht, shpresojnë që shtetet që tani kanë aeroplanë luftarak F-16, do të jenë të interesuara për F-35.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit