2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Amerika tregon çka përfiton Kosova nga Plani europian

Rekomandime

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier theksoi se me planin evropian, Kosova përfiton shumë gjëra.

- Advertisement -

Ai ka numëruar të mirat që sjell marrëveshja për Kosovën.

“Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Aty janë një varg gjërash që ne mendojmë se janë në interes të Kosovës. Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtja e pakicave kombëtare”, është shprehur Hovenier në RTV Dukagjini.

“Pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimi për njohjen e dokumenteve dhe simboleve kombëtare, përfshirë pasaportat, targat, vulat doganore, diplomat, respektimi i pavarësisë, e drejta e vetëvendosjes, mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes rrugëve paqësore pa përdorimin e forcës”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA tha se dëshiron të vë në pah edhe paketën financiare që do ta përfitojnë Kosova dhe Serbia për zhvillimin e përbashkët ekonomik.

Hovenier tha po ashtu se qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit