-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Amerikanët kujtojnë me një fotografi ditën kur hapen zyrën më 1996 në Prishtinë

Rekomandime

Ambasada Amerikane në Prishtinë në profilin e saj në Facebook ka publikuar një fotografi të vitit 1996 dhe e ka shoqëruar me një mbishkrim.“ A mund ta dini se ku dhe kur është shkrepur kjo fotografi”?

Në këtë shkrim është një historik ku zyrtaret e SHBA rrëfejnë se kur hapen zyrën e parë në kryeqytetin e Kosovës.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1996.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

- Advertisement -

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe Zyrën u bë Ambasadë.

Në shtator të vitit 2012, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve në Grupin Drejtues Ndërkombëtar në njohjen e progresit enorm që kishte arritur Kosova, duke përfshirë mbështetjen e zotimeve të saj për zbatimin e dispozitave që përmban plani i të dërguarit të posaçëm Ahtisaari dhe mishërimin e këtyre në ligjet e Kosovës, duke deklaruar kështu fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe shpërbërjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare.

- Advertisement -

Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me trupa në Forcën e Kosovës (KFOR) të prirë nga NATO, e ngarkuar me ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuuan me staf për Misionin e BE-së për Sundim të së Drejtës (EULEX) që nga vendosja e tij më 2008, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një mision të BE-së për Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje.Ambasada Amerikane në Prishtinë

Që nga viti 1999, qeveria e SHBA-ve ka investuar në Kosovë rreth $2 miliardë, dhe më 4 korrik 2019 përuroi dhe më vonë u zhvendos në ndërtesën shumëmilionëshe të Ambasadës, të ndërtuar rishtas, e vendosur në 12.4 hektarë, në lagjen Arberi të Prishtinës, e rrethuar nga një miks i ndërtesave duke filluar nga lartësia, materialet dhe përdorimet.

Ndërtesa e Ambasadës Amerikane jo vetëm që paraqet platformën diplomatike të Qeverisë së Sh.B.A-së, por edhe përmirëson misionin e saj duke siguruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe teknologjikisht të përparuar të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit