19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Amerikanët paralajmërojnë sanksione për Serbinë

Rekomandime

Departamenti i Shtetit Amerikan ka bërë thirrje sot të gjithë aleatëve dhe partnerëve të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që do të mund të sillnin deri tek vendosja e sanksioneve sipas aktit ligjor amerikan CAATSA. Kjo nuk është hera e parë që departamenti i shtetit amerikan ka paralajmëruar se këto masa janë të mundshme për Serbinë.

- Advertisement -

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore Pantsir S që u ble nga Rusia dhe me të cilin u krenuan aq shumë në Serbi tani mund që të ju sjellë telashe pasi ligji amerikan i mundëson atyre që të caktojnë sanksionet Serbisë nëse blejnë armatim nga Rusia.

Kështu ju ka përgjigjur Departamenti i Shtetit pyetjeve të Zërit të Amerikës kur është pyetur për dërgesën e parë të sistemit kundërajror rus.

“Në bisedë me zyrtarë të lartë qeveritar në shumë raste kemi shprehur brengën rreth blerjes së pajisjeve ushtarake ruse nga Serbia, përfshirë edhe blerjen e sistemit Pantsir” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

- Advertisement -

Një amerikan ishte që trazoi opinionin publik serb dhe autoritetet serbe me njoftimin e vizitës së tij, Thomas Zarzecki, udhëheqësi i task forcës 231 që mbikëqyrë shtetet që shkelin sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ai kishte vizituar vitin e kaluar Serbinë dhe kishte takuar zyrtarë të Serbisë rreth kësaj çështje. Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, ishte qartë dhe e pa të nevojshme të dalë e sqaron vizitën e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Thomas Zarzecki, atëkohë.

Thomas Zarzecki udhëheqë ‘task forcën 231’ të Departamentin e Shtetit Amerikan, që mbikëqyr implementimin e seksionit 231 të aktit ligjor të 2017’së ‘CAATSA’, me detyrë të dënimit të shteteve që bashkëpunojnë në rrafshin ushtarak me Federatën Ruse. Ky zyrtar i lartë amerikan viziton Beogradin në shtator të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Pakënaqësi me këtë zhvillim kishte shprehur edhe BE’ja kur e kishte këshilluar Serbinë që të bashkërendisë prioritetet e veta shtetërore dhe të sillet sipas obligimeve që ka ndërmarrë kishte deklaruar Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të Komisionit Europian, Josep Borrell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit