3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Analistët tregojnë çka i bën LDK’së largimi i Vjosa Osmanit

Rekomandime

Pas përqarjeve brenda LDK-së si shkak i prishjes së koalicionit qeverisës të Qeverisë Kurti, ku kryeparlamentarja Vjosa Osmani ishte kundër, ajo u përjashtua nga LDK-ja.

- Advertisement -

Që nga nisja e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti ajo më nuk ‘shkoi’ në zyrat e LDK-së ku edhe thuajse në secilën seancë  kishte fërkime jo të vogëla me bashk partiakët e saj. 

LEXO EDHE:Serwer: Marrëveshja e Washingtonit nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik

Po ashtu Vjosa që nga atëherë shmangte secilin takim me kryeministrin Hotin, duke realizuar takime të ndara institucionale.
     
Se a do të dëmtoi LDK-n përjashtimi apo largimi i saj nga LDK-së në një subjekt të ri apo tek të tjerat, flasin analistët për “Syri.net”.

- Advertisement -

Analisti Ali Hertica, tha për “Syri.net”, se barometrat poltike të situatës  e cila sot është brenda LDK-së po reflekton pozitive.

Kjo sipas tij shihet me qeverisjen Hoti edhe pse është pretenduar që LDK-ja të marr ndonj goditje deklasuse nga ish anëtarja e Krysesisë së LDK-së dhe kandidatja e bartësja e listës Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ai shtoi se largimi   saj nuk do të thotë se është ndonjë hendek për LDK-në, sepse kjo e fundit ka kuadra akademike dhe të gjitha profileve të skenës poltike.

“Vjosa ishte thujse një nxënëse e këtij subjekti, por mendjemadhësia apo amullia e saj e hunbi karrieren e saj politike në këtë subjekt që e avansoi dhe e shkolloi edhe jashtë vendit kur ish presdienti Sejdiu ia mundësoi këtë rrugëtim karriere”, tha Hertica.

Analisti shtoi se largimi i saj nuk do ta dëmtoi fare LDK-në, sepse tani në LDK-ja ka shumë fytyra poltike që do jenë të respektuara tek sovrani si politikbërës të rangut të lart të përmasave evropiane.

Ai shtoi se kjo nuk do të jetë kurrfar hendeku për LDK-në, sepse e gjithë sferat poltike kishe menduar se largimi i një akademiku me përmasa botërore siç ishe akademiku Daci nuk mundi ta dëmtoj imazhin e LDK-së pas largimnit të tij.

“Kjo trgeon se edhe Osmani nuk do të mund ta dëmtoj LDK-në me largimin e saj me ata shokë që besoi se të gjithë janë një kategori e ulët e cila folin edhe me të vdekur …

Sipas tij LDK-ja, do jetë parti e vlerave dhe do jetë shpresa kombëtare e shtetit të Kosoës pavarsisht se kush largohet apo vjen.

Analisti Mustafë Kadriaj, tha për “Syri.net”, se është e pritshme që Vjosa Osmani do e dëmtoi LDK-në.

Po sesa do e dëmtoj lënë shumë për të dëshiruar. E them këtë për faktin që jemi dëshmitar që figura edhe më të rëndësishme
janë larguar nga LDK-ja që nga pas lufta, por kanë përfunduar duke e soditur parlamentin përmes TV-së.

“Vlerësoi që si listë e vetme Vjosa Osmani, gjasat për me e kalu pragun janë minimale, mos me thënë fare për faktin që LDK=ja ka aq struktur të konsoliduar që nuk do i lënë haëpsirë për të marr votën e LDK-së njeherit LDK-ja do bëjë kundër fushat në raport me Vjosën ndërsa vota të subjekteve tjera as që bëhet fjalë, sepse Vjosa Osmani është atakuar me të gjitha subjektet sidomos me krahun e luftës si PDK-në, AAK-në dhe NISMA-n ndërsa elektorati i LVV-së nuk ka arsye për të votuar Vjosa Osamnin për faktin që kanë liderin dhe subjektin e tyre për ti realizuar qëllimet”, tha Kadriaj.

Sipas tij e vetmja spirale e shpëtimit të Vjosës nga debakli politik është që përmes iniciativës ti bashkangjitet LVV-së edhe ashtu i kanë perafruar qëndrimet që është normale, por nuk do të thotë që do arrij sukses, maksimumi që mundet me u përfaqësu në parlament me tre deputetë.

Ai shtoi sesi përfundim duhet ti kujtojmë opinionit që elektorati në Kosovë ka dëshmuar sa do që mund të ketë pakënaqësi nuk ndryshon votën ku të gjithë ato figura që kanë derivuar nga subjektet si LDK-ja dhe PDK-ja kanë dështuar me ose pa të drejt pamarr parasysh sondazheve përmes rrjeteve sociale apo mediave pra sondazhet me shumë po janë lajthitje sesa mostër për faktin që një pjesë e madhe e elektoratit në Kosovë nuk janë aktiv në rrjetet sociale, por që janë faktor në rrezultatet e subjekteve politike me theks të veçantë elektorati i LDK-së.

Analisti Blerim Burjani, tha për “Syri.net”, se deri më tash nuk dihet qartë se kush do ti bashkangjitet Vjosës në partinë e re nga radhët e partisë së saj të dikurshme LDK.

Sipas tij deri më tash nuk ka ndonjë reagim nga degët e saj se kush do të kalojë në partinë  e re.

“Pra ka shumë paqartësi. Ajo çka dihet për momentin është vullneti i saj për të themeluar parti për shkak se nuk është e pranushme për LDK-në”, tha Burjani.

Ai shtoi se ajo ka paralajëmruar njerëz dhe intelektual që do ti bashkangjiten asaj, por as këtu nuk ka emra dhe nuk dihet kush janë ata? 

Analisti tha se deri më tash nuk ka zëra në publik se dikush do ti bashkangjitet asaj në parti apo që ajo ka kontaktuar.

Pra njëherit mbetet vetëm shprehje gatishmërie për të themeluar parti të re.

“Kosova ka nevojë për një parti të re, sipas mendimit tim ka nevojë për një lëvzije politike gjithëpopullore që dallon nga këto aktualet LDK, PDK, AAK e VV e të cilat janë të njejta në mendime politike”, tha Burjani.

Ai shtoi se të gjithë kanë qenë të varfër e tash janë pasuruar përmes politikës ose kanë nxënë vende pune, kudo në emër të partive që u kanë takuar.

Sipas tij tash Vjosa nëse do të bëj parti i duhet bashkëpunim i gjerë. Tash a ka aftësi nuk dihet përveç fjalorit të guximshëm që ka pas në LDK. Ajo duhet të shkëputet nga ndikimi i VV-së që askush nuk lë botën perëndimore dhe nuk merren me VV-në.

Kjo sipas Burjanit mund ti bënë dëmë dhe mund të ndikoj që shumë nejrëz mos të shkojnë te ajo në këtë parti.

Pra sa i përket dëmeve që mund tia bëjë Vjosa LDK-së deri më tash janë të panjohura, pra nuk ka degë të LDK-së që janë delaruar ndryshe dhe të gjithë degët e saj pra LDK-së janë të qeta apo janë në pritje kur ta themelon partinë Vjosa.

“Pra këtu nuk dihet më për momentin”, tha Burjani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit