-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Analisti amerikan: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ngritet si opsion

Rekomandime

Janusz Bugajski, anëtar i kahmotshëm i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Washington beson se stabiliteti i Ballkanit ka nevojë për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Negociatat ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë rifilluar të martën e javës që shkoi në Bruksel, Bugajski i konsideron çelës për stabilitetin në rajon.

- Advertisement -

Në analizën e publikuar në mediumin amerikan, Washington Examiner, eksperti i çështjeve politike kërkon rol më aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje finale, e që pa të cilën, ai sheh mundësinë që rajoni i Ballkanit të përfshihet në një konfIikt të ri.

“Pa një marrëveshje mbi njohjen reciproke si shtete të pavarura, mosmarrëveshja e ndezur do t’i zhvendosë kufijtë, do ta kufizojë zhvillimin ekonomik dhe do ta përjashtojë integrimin në BE. Që bisedimet të kenë sukses, administrata e Bidenit duhet ta luajë një rol më aktiv në proces. Ndërsa BE-ja shikohet në rajon si e ndarë dhe jo e besueshme, Shtetet e Bashkuara mbajnë besueshmërinë për shkak të rolit të tyre udhëheqës në zgjidhjen e konfIikteve të mëparshme ballkanike”, shprehet Bugajski.

Ai nënvizon rolin e Rusisë në politikën anti-Kosovë të Serbisë, ndërsa thekson nevojën e shmangies së një konfIikti të ri.

- Advertisement -

“Administrata e Bidenit ka konfirmuar se njohja e ndërsjellë ndërshtetërore midis Serbisë dhe Kosovës është zgjidhja e vetme e zbatueshme. Pranimi i kufijve përfundimtarë do ta lejojë zhvillimin ekonomik në të dy shtetet dhe do t’ië pengojë ndërhyrjet e korruptuara rajonale të Kremlinit. Pa një marrëveshje dypalëshe, rajoni mund të hyjë përsëri në konfIiktin e nxitur nga ambiciet nacionaliste serbe dhe shqiptare. Që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe u njoh nga SHBA-ja dhe të gjithë anëtarët e BE-së, përveç pesë vendeve, qeveria e Serbisë i ka kushtuar politikën e saj të jashtme bllokimit të hyrjes së shtetit të ri në institucionet ndërkombëtare. Ajo ka punuar ngushtë me Rusinë e Vladimir Putinit në përpjekjen për ta delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta promovuar një agjendë ekspansioniste”, shkruan Bugajski.

Ai po ashtu shkruan se “nën agjendën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç “bota serbe”, e cila imiton axhendën e Putinit “bota Rusi”, “Serbia synon t’i dominojë disa shtete fqinje dhe përfundimisht të përfshijë territore me popullsi të madhe serbe”. Bugajski po ashtu thekson se Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi qëndrojnë në vijat e frontit duke mbrojtur sovranitetin e tyre, por po mendojnë se marrin ndihmë të pamjaftueshme politike nga BE-ja.

- Advertisement -

“Objektivat e Beogradit ndaj Kosovës janë që ta vonojnë në mënyrë të pacaktuar një zgjidhje dypalëshe, ta mbajnë pasigurinë për të ardhmen e saj dhe potencialisht të thithin një pjesë të territorit. Në rastin e Malit të Zi, politika e Vuçiqit është krijuar për ta nënshtruar sovranitetin e këtij shteti dhe për taë nënshtruar politikën e tij të jashtme ndaj asaj të Serbisë. Beogradi punon përmes nacionalistëve serbë të përfshirë në koalicionin e ri qeverisës të cilët dëshirojnë të tërhiqen nga orientimi perëndimor i vendit, edhe pse Mali i Zi është tashmë anëtar i NATO-s”, shkruan eksperti i Ballkanit.

Ai ka përmendur edhe idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e cila ai sheh se mund të ngritet si opsion. Kjo, sipas tij, do të siguronte mbrojtje nën ombrellën e NATO-s, por këto lëvizje thotë se pashmangshëm do të çonin në konfIikte me fqinjët.

“Në këto kushte sfiduese, ideja e bashkimit kombëtar në një strukturë shtetërore mund të jetë një premtim i progresit dhe drejtësisë historike. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të siguronte sigurisht mbrojtjen e saj nën ombrellën e NATO-s dhe do t’i siguronte Prishtinës një qasje më të madhe globale. Për serbët, një Serbi e zgjeruar më në fund do ta sillte të gjithë kombin në një shtet të vetëm. Por lëvizjet drejt zgjerimit të shtetit do të ndiznin në mënyrë të pashmangshme konfIikte me fqinjët dhe do të nxisnin kërkesa për ndryshime kufijsh midis grupeve të tjera etnike. Megjithëse udhëheqësit politikë përsërisin formulën se aspiratat nacionaliste do të neutralizohen përmes bashkimit pan-evropian, ata gjithashtu duhet të llogaritin se si të përfitojnë nga ndjenjat nacionaliste nëse rruga për në BE bllokohet për një kohë të pacaktuar”, shprehet Bugajski.

Ai thekson se Bosnjë-Hercegovina është shënjestra e tretë kryesore e pan-serbizmit, pasi mbetet vend jofunksional kryesisht për shkak të politikave bllokuese të Republikës Srpskas autonome dhe kërcënimit për bashkim me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit