1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Analisti i huaj ia nxjerrë në shesh planet për Kosovën e Serbinë, Grenell i thotë që nuk po di çka po flet!

Rekomandime

Gazetari britanik Tim Judah në llogarinë e tij në twitter ka shkruar lidhur me takimet e djeshme në Washington Thaçi-Vuçiq me ndërmjetësimin e Këshilltarit të Donald Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe emisarit për dialogun, Richard Grenell.

Siç ka shkruar Judah, Përfaqësuesi Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe njerëzit te tjerë të administratës së Trump janë duke tentuar që të lëvizin shpejt drejt një marrëveshje të madhe Prishtinë-Beograd.

- Advertisement -

“Richard Grenell dhe njerëzit e Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe”, ka shkruar Judah.

Judah gjithashtu ka specifikuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është në fund të mandatit dhe se kjo paraqet një problem, duke qenë se Amerikanët janë duke bashkëpunuar intensivisht me të.

Sipas tij kjo është edhe arsyeja pse Thaçit po i ngutet të përfshihet në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, derisa Judah kujton se shumica është në Kosovë dhe se asgjë s’mund të miratohet pa pasur pajtueshmërinë e LDK’së dhe Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Gazetari britanik gjithashtu ka përmendur edhe Gjykatën Speciale si një indikator.

Ndërkohë këtij konstatimi të gazetarit britanik i është përgjigjur Richard Grenell duke thënë se e ka gabim, pasi sipas tij askush nuk është duke synuar për t’i lëvizur gjërat shpejtë dhe se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të madhe.

- Advertisement -

“Gabim. Ju nuk e dini se për çfarë po flisni. Askush s’është duke provuar që t’i lëviz gjërat shpejtë dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të madhe. Ju po trilloni gjëra”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij zyrtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit