1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Analisti nga Amerika befason me rezultatet nëse zgjedhjet mbahen në shkurt, ai befason edhe me propozimin e tij për postin e Presidentit!

Rekomandime

Analisti shqiptar në Amerikë, Bleron Baraliu përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka publikuar edhe sondazhet e zgjedhjeve që mund të dalin, nëse ato mbahet në shkur të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Baraliu thotë se, këto rezultate mund të dalin nëse kryeministri Avdullah Hoti jep dorëheqje nga posti i tij.

Sipas tij, nëse Vjosa Osmani garon me një listë të saj në këto zgjedhje atëherë rezultati do të jetë ky: VV 37%, LDK 15%, Vjosa 3%, PDK 23%, AAK 9%, Nisma+ 3%.

Në këtë shkrim Baraliu pohon se, dikush duhet me mendua që Valon Muratin ta propozojnë për president.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Të dashur,

- Advertisement -

(prognozat dhe sygjerimet po i lë për fund të shkrimit :-))

Për aresye të efikasitetit, kënaqësisë personale, dhe nevojës për tu përkushtuar e fokusuar aty ku potenciali im premton më së shumti, kam vendosur të ulë gati në zero komentimin politik në 2021 dhe të merrem gati ekskluzivisht me aktivitetin tim brenda 91.life bashkë me gjithë synimet tona qiellore në shkencë e mjekësi. Viti 2021 duhet të jetë vit revolucioni për ne, ku synojmë të fillojme dëshmimin se dimensioni i matematikës ku unë dhe kolegët ngazëllehemi duke punuar është celësi për një piedestal të ri të dijes dhe benefiteve në mjekësi e shkencë.

Sidoqoftë, kam vendosur të qendroj në fb sepse këtu gjej komunikim me shumë miq të dashur dhe respektuar edhe jashtë politikës, si dhe duke qenë i përkushtuar në aktivizmin në SHBA përmes Kongresit Panshqiptar Amerikan (që me jep aresye shtesë për të ulur komentimin e lirë për t’shmangur keqkuptimet e mundshme). Sa për dijeni, KPA premton të ngërthejë në gji veprimtare me nam e dashni, filluar prej Ferid Muradit e deri te yjet më të dalluara të komunitetit tonë.

Para se të ul dukshem intensitetin e ngacmimit, të cilin nganjëherë e perdor edhe si masë vetshërbyese në variablat matematike nga ku nxjerr prognozen, po u jap edhe nje mendim se ku mendoj qendron elektorati i Kosovës sot, dhe cka mendoj për Hotin dhe LDK, si dhe cfarë ndodhi në Podujevë (si gjithmonë komentet naive ose jashtë temës i mëshiroj duke i fshirë 😁😅 )

Atëherë, po të mbaheshin zgjedhjet në Shkurt 21, pasi Hoti të jepte dorëheqje (të cilen do t’ia kerkoj në vijim 🙂 ) dhe Vjosa të garonte me një listë të saj, unë mendoj se rezultatet sillen këtu diku:

VV 37%, LDK 15%, Vjosa 3%, PDK 23%, AAK 9%, Nisma+ 3%

Natyrisht shumë mund të varet nga rrjedhat, psh nëse Hoti shkon në fund i rrëzuar e sakatuar duke mos u dorëzuar mencur, LDK mund të prek edhe 12% e ndoshta edhe bie nën AAK/nen10%! Por, pothuajse në asnjë variant nuk i shoh këta numra të levizin mbi 3-4%, me përjashtim të PDK e cila, nëse keqmenaxhon me procesin deri në zgjedhje, mund të bie deri në 18% në favor 50/50 mes VVsë dhe AAK-Nismas…

Një fjalë të fundit rreth Avdullah Hoti:

Siq e dini, kam avokuar ashpër kundër rrezimit te qeverisë Kurti dhe gjykuar pa mëshirshëm qeverinë LDK+. Por, me duhet të shtoj, Hotit pak i kemi hyrë në hak ne terë këtë proces, sepse ai veq se është munduar të bëjë ate që di e mundet në rrethana monstruoze të krijuara nga ishkomunisti dallaverexhi e pa busulle. Megjithatë, që të shpetojë veten (dhe LDKnë duke i dalë në ballë si kryetar), ka ardhur koha që Hoti të ofroj dorëheqjen si akt i fundit sensibil në këto kohëra të egra, dhe të rikthej besimin te një LDK progresiste që megjithatë i duhet skenës politike të Kosovës.

Pak ua mbajta gjatë, por kjo nuk nënkupton se jam në disponim për polemika, sepse siq ju thashë, është në interesin tuaj dhe timin qe të merrem gati hiq me politike e gati krejtë me shkencë. Në fund të fundit, per këtë e kam lenë Ëall Street ku aftesitë e mia paguheshin shumëfish mbi dëshirat e mia – dicka që kurrë nuk do e bëja për politikën.

p.s. dikush duhet të mendoj e propozoj se Valon Murati është kandidat optimal për President të shtetit, tash apo pas zgjedhjeve.

p.p.s. në prognozë nuk kam konsideruar njëvotë të vrullshme të mundshme të diasporës, sidomos pasi votimi mbetet i veshtirë pasi Kuvendi nuk po e lehtëson atë…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit