9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Analisti politik nga Serbia: Albin Kurti është Kryeministri më i pastër përballë Serbisë

Rekomandime

Analisti politik nga Serbia, Branko Radun ka komentuar zhvillimet politike Kosovë-Serbi.

Ai gjatë analizës së tij e ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të Kurtit. Sipas tij, kryeministri Kurti, është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore.

- Advertisement -

Analisti serb ndër të tjera ka thënë se fjalimet e Kurtit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përball tij.

“Albin Kurti është Kryeministri më i pastër përballë Serbisë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë; Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriiminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, ka strategji, është politikan, intelegjenca e tij është shumë e rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tij bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tij në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit