0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Analisti serb flet me emra: Këta politikanë dhe personalitete ndërkombëtare fshihen pas idesë për shkëmbim territoresh, dy shqiptarë

Rekomandime

Analisti politik serb Dushan Janjiq, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Janjiq ka thënë se kjo ide është shumë prezente dhe jo vetëm në Serbi.

Sipas tij, kjo ide është e gabuar, pasi shtyn drejt konflikteve të armatosura.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë prezente, jo vetëm në Serbi. Të shkëmbesh diçka që nuk është e jotja.

- Advertisement -

Mendoj që kjo është një ide e ngulitur thellë në mendjet e shovinistëve dhe ultra-nacionalistëve, në veçanti.

Ata e lidhin identitetin e tyre me territorin. Fatkeqësisht, jeta reale nuk është e tillë dhe përfundimisht të gjithë njerëzit kanë të drejtë për territorin e tyre.

- Advertisement -

Për mua, politika e ulta-nacionalistëve është e gabuar.

Kjo politikë ka plot anë negative, pasi shtyp botën, dhe shtyn njerëzit në konflikte të armatosura dhe drejt viktimave”, ka deklaruar Dushan Janjiq për “Bota sot”.

Themeluesi dhe presidenti i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, ka përmendur kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si inicatiorët e idesë që doli në publik në vitin 2017.

Poashtu, Janjiq ka përmendur edhe një sërë emrash personalitetesh ndërkombëtare, që sipas tij, lobuan për këtë projekt.

“Në një formë është mirë që në vitin 2017-2018, u hodh në tryezë kjo ide dhe u shfaq në publik.

Edi Rama ishte një nga iniciatorët, jo vetëm Vuçiqi.

Ishte edhe Hashim Thaçi një nga ata.

Kjo është politika.

Kurrë nuk e din se kur bëjnë manipulime.

Ata kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë që e ushqyen këtë ide narrative në Serbi.

Nuk ishin vetëm këta, por kishte edhe njerëz tjerë përreth tyre. Shumë njerëz lobuan.

Njerëzit që punonin për Trumpin, njerëzit si Wolfang Petrich, ambasadori Mantev, Viktor Orban, Sebastian Kurtz, shumë njerëz ishin të përfshirë”, ka thënë analisti politik.

I pyetur se nëse vizita e fundit në Kosovë e ish-ambasadorit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, kishte lidhje me ringjalljen e kësaj ideje, Janjiq ka thënë se nuk e di.

Megjithatë, sipas tij, në projektin e shkëmbimit të territoreve ishte i përfshirë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe njerëzit rreth tij si John Bolton, ish-Këshilltar për Siguri Kombëtare, si dhe Steven Meyer, ish-zëvendësi i shefit të CIA-s për Ballkanin.

“Unë nuk jam i obsesionuar me Grenellin, nuk e di, pasi ideja u publikua në vitin 2017.

Trumpi po. Boltoni poashtu ishte i përfshirë në fillim, por më pas e kuptoi se njerëzit e braktisën këtë ide.

Ishte Steven Meyer, ish-zëvendësi i shefit të CIA-s për Ballkanin, i cili punonte për hartat, përfshirë Ballkanin, deri më 1993. Ai ishte një nga njerëzit kryesor në CIA, por kur erdhi puna te politika tha: “Okej djema, të shkojmë”.

E dini politikën “Një herë në CIA, gjithmonë në CIA”. Çfarë ka pritur Steven Meyer, nga ideja e shkëmbimit dhe ndryshimit të territoreve?”, ka theksuar Dushan Janjiq për gazetën

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit