Kuvendi i Kosovës më 51 vota ka votuar për anëtar të Bordit jo-ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurbojën.
Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë, ku pesë vota janë shpallur të pavlefshme.
- Advertisement -
Ndërsa, anëtarët tjerë të propozuar e të cilët nuk arritën të marrin votat e majftueshme janë: Bedri Peci më 12 vota, But Dedaj 11 vota, Kosovare Ukshini dy vota dhe Mimoza Mustafa pesë vota.
Bashkim Nurboja është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.