11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ankesa e Rufki Sumës në PZAP: “Fjalët e përdorura në vendvotim janë si jeni, a jeni lodhë, a keni ndonjë problem”

Rekomandime

Kandidati i pavarur për Hanin e Elezit, Rufki Suma është ankuar në PZAP se është dëmtuar në zgjedhjet e 17 tetorit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave dhe PZAP ia ka aprovuar këtë kërkesë, por PDK e ka dërguar rastin në Gjykatën Supreme, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka publikuar ankesën e Rufki Sumës që bëri që PZAP të marr vendim për rinumërim të votave në Hanin e Elezit.

“Fjalët e përdorura në vendvotim janë Si jeni, A jeni lodhë, A keni ndonjë problem. Kurse në korridor me votuesit, votoni 177 dhe numrat e kandidateve shihen në kamerë kontaktet por nuk dëgjohet zëri(bisedat)”, thuhet në ankesën e Rufki Sumës.

Gjoshi i PDK-së ka kritikuar PZAP-in se në bazë të çfarë ankese ka marrë vendimin.

- Advertisement -

“Nuk ka mbetë as me pyet < si jeni > < a jeni lodhë > se PZAP-i ta çon një komunë në rivotim. Të nderuar, vlerësone vet se me çfarë niveli ankese një komunë çohet në rivotim”, ka shkruar ai në postimin e tij.

PDK është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme. Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi arriti të fitoi mbi 50 përqind të votave në zgjedhjet e 17 tetorit, sipas rezultateve preliminare.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit