10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mjekët kosovarë shpikin një produkt të ri, e patentojnë në Europë

Rekomandime

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë mjekët nga Kosova kanë patentuar një produkt inovativ në Europë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu gjatë konferencës për medie ka njoftuar se doktor Enver Hoxha, është mjeku që ka patentuar këtë produkt në Gjermani.

- Advertisement -

Sejdiu theksoi se tashmë është hapur dera për t’i përkrahur inovatorët në sektorin e mjekësisë.

“Besoj që në të ardhmen kjo do të jetë një shtytje. E falënderoj dr.Enverin që e ka thyer barrierën e mos-pasjes qasje në inovacione, në regjistrime të patentimit të sukseseve nga ana e kolegëve tonë. Mendoj se kjo do të jetë një shtytje”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, Enver Hoxha, doktori që ka shpikur pajisjen, ka thënë se njëra ndër avantazhet e shpikjes së tyre është që mund të përdoret në të gjitha vendet, pavarësisht nëse vendet janë të varfëra apo të pasura.

- Advertisement -

“Pajisja që është shpik përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike. Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të patentimit janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i tij është se mund të përdoret pavarësisht gjendjes ekonomike, si në vendet e zhvilluara si në vendet e varfëra”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se shpreson se kompanitë do të jenë të interesuara ta prodhojnë e zhvillojnë këtë shpikje të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit